Testamenti që ndau fëmijët/ Pas vdekjes së prindërve, tre vëllezër në konflikt për pronën

  • 28 February 2017 - 09:18
Testamenti që ndau fëmijët/ Pas vdekjes së prindërve, tre vëllezër në konflikt për pronën

Djali i vogël i familjes me 9 fëmijë, dy prej të cilëve nuk jetojnë më, tregon se prindërit jetuan me të dhe nusen e tij deri sa u ndanë nga jeta. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, ai thotë se të gjithë fëmijët u martuan e u ndanë më vete, por pas vdekjes së babait mes tyre nisën probleme.

Shkak për konfliktin e kësaj familje shkodrane është bërë testamenti i lënë nga prindërit.

61-vjeçari Ymer Grozha thotë se babai i tij i kishte dhënë para nga kursimet e veta, në mënyrë që ai të investonte, por këto para ai i humbi. Pas kësaj ai thotë se u ndanë nga prindërit, dhe babai me nënë jetonin në një dhomë dhe kuzhinën, ndërsa ai, bashkë me gruan dhe dy fëmijët jetonin në njërën dhomë të shtëpisë.

Ai thotë se në testamentin babai i tij në 2010 ka lënë një testament të shkruar në banesën e njërit nga vëllezërit, pa praninë e një personi dëshmitar, pa një leje mjekësore. Pas ndarjes nga jeta të babait të tij, ai u njoh me testamentin në Gjykatë.

Me këtë testament, djali i vogël përjashtohet nga testamenti.

Pas kësaj, njëri nga vëllezërit është shprehur i gatshëm për t’u kujdesur për nënën e moshuar, por me kusht që ajo t’ia jepte edhe dhomën në të cilën qëndronte.

Mbas një viti e gjysmë nga vdekja e babait, nga jeta u nda edhe nëna e Ymer Grozhës. Vajza e Ymerit thotë se një testament ka lënë edhe gjyshja, e cila sipas saj vuante nga dementia, parkonsoni, dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ajo thotë se testamenti është bërë nga i njëjti noter, ku u bë dhe testamenti nga gjyshi.

Sipas vajzës, një raport mjeko-ligjor përcaktoi se gjyshja ishte e paaftë mendërisht, por Gjykata e Shkodrës la në fuqi testamentin e dytë të lënë nga gjyshja.

Nga kjo situatë, kanë lindur një sërë konfliktesh mes vëllezërve, me pretendimin se kujt i takonte t’i kalonte pronësia e dhomës.

(Kosova Sot)