Zeqa: Hakmarrje e tmerrshme e pushtuesve serbë ndaj gazetës "Kosova Sot"

  • 20 March 2017 - 22:58
Zeqa: Hakmarrje e tmerrshme e pushtuesve serbë ndaj gazetës

Analistë politikë dhe njohës të rrugë- timit të kësaj gazete, që nga themelimi e vlerësojnë si tepër të rëndë- sishëm rolin e saj në të kaluarën dhe sot, por njëkohësisht e shohin të padrejtë heshtjen e drejtësisë kosovare edhe karshi këtij rasti, sikur edhe të fatit të qytetarëve të Kosovës që pësuan gjatë luftës nga soldateska serbe

 Analisti politik Florim Zeqa theksoi se roli dhe kontributi i gazetës "Kosova Sot" në kohët më të vështira për vendin është i madh, madje kolosal. "Përveç përhapjes së të vërtetës në rrethanat e pushtimit klasik, ishte bërë zë i fuqishëm i luftës çlirimtare dhe armë e fuqishme kundër regjimit kriminel të Milosheviqit. Jo vetëm kaq, në shtypshkronjën moderne të gazetës, asokohe shtypeshin edhe librat shkollorë në gjuhën shqipe dhe materialet e tjera shkollore me logo të Republikës së Kosovës. Pikërisht këto ishin shkaqet që motivuan regjimin barbar serb të Milosheviqit që më 24 mars 1999, në ditën e parë të bombardimeve të NATO-s, vetëm dy orë pasi që filluan bombardimet, të zgjedhë gazetën numër 1. në Kosovë dhe shtypshkronjën më moderne të kohës si cak të sulmit piroman me flakëvënien, djegien e shkatërrimin e mbi 3000 metrave katrorë të hapësirave të shtypshkronjës së gazetës 'Kosova Sot', me pajisjet më të avancuara në rajon, në vlerë mbi 5 milionë euro. Kjo ishte hakmarrje e tmerrshme e pushtuesve serbë ndaj gazetës, pasi që roli i saj dhe ndikimi i gazetës ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit, përhapja e së vërtetës së luftës çlirimtare nga gazeta ishte bërë pengesë e papërballueshme dhe përgjigje e ashpër ndaj propagandës përçarëse dhe shkatërrimtare të politikës serbe ndaj popullit të Kosovës", u shpreh analisti Florim Zeqa.

(Kosova Sot)