KMSHK-ja mercenare e Devollëve, në shërbim të klaneve, të mafio-politikës dhe të mafiobiznesit të inkriminuar!

  • 28 March 2017 - 18:55
KMSHK-ja mercenare e Devollëve, në shërbim të klaneve, të mafio-politikës dhe të mafiobiznesit të inkriminuar!

Përgjigje e Gazetës "Kosova Sot" për KMSHK-në 

Edhe pse Gazeta "Kosova Sot" ua ka dërguar sqarimet për reagimet e bëra nga oligarkët Devolli, si dhe u ka kërkuar që të mos na shqetësoni më për këtë çështje, Këshilli i Mediave të Shkruara sërish na bën presion për t'u përgjigjur në ankesat e bizneseve të inkriminuara dhe monopoliste. Ju kuptojmë fare mirë pse këmbëngulni, sepse kur je në shërbim të klaneve, të mafio-politikës dhe të mafiobiznesit të inkriminuar, duhet të punosh deri në fund për ta, nuk mund të kthehesh mbrapa. Ky nuk është misioni dhe mandati i KMSHK-së, por, gjithsesi, ky mekanizëm tani edhe mercenar e ka humbur tashmë krejtësisht vlerën e tij pozitive. Edhe një herë ua bëjmë me dije se nuk do të kemi kurrfarë komunikimi me një KMSHK, që është shndërruar në mashë avokatie të ndonjë ankuesi të inkriminuar, të cilit pandalshëm po i dalin të palarat në opinionin publik. Pra, nëse nuk mund t'i mbroni vlerat e shtypit të lirë dhe të vërtetën, atëherë mos na bezdisni më me kërkesat tuaja të pakuptimta, duke bërë avokatinë e të inkriminuarve. Nëse ka ndonjë kontest ndaj shkrimeve të publikuara, që pasqyrojnë e dëshmojnë realitetin kriminal të një pjese të errët të biznesit kosovar, atëherë shkoni në gjykatë bashkë dhe ankohuni. Me KMSHK-në mercenare të Devollëve, apo ndonjë mafio-oligarku tjetër, që paguan e financon anëtarët e tij si makineri e votave të inkriminuara, nuk kemi çfarë të flasim e të komunikojmë më tutje!

Në vazhdim shikoni vetëm disa nga reklamat e mafio-oligarkëve në portalet kosovare, anëtare të KMSHK-së, të cilat po luajnë rolin e avokatit të paguar të Devollëve!  

(Kosova Sot)

 

Image
Image