300 miliarderët që janë imigrantë

  • 28 March 2017 - 20:08
300 miliarderët që janë imigrantë

GJERMANIA, INDIA DHE KINA JANË TË AFTA QË TË KRIJOJNË MILIARDERË

31 miliarderë, me origjinë gjermane, kanë imigruar në ndonjë vend tjetër. Në vendin e dytë vjen India (30), pastaj Kina (24), Britania e Madhe (16), SHBA-ja (13) dhe Italia (11)

Më shumë se 80% e njerëzve më të pasur në botë kanë lindur në njërin prej këtyre tri shteteve, por tani jetojnë në ndonjë shtet tjetër. Gjermania e kryeson këtë listë: 31 miliarderë me origjinë gjermane kanë imigruar në ndonjë vend tjetër. Në vendin e dytë vjen India (30), pastaj Kina (24), Britania e Madhe (16), SHBA-ja (13) dhe Italia (11).

Gati gjysma e miliarderëve gjermanë jetojnë në Zvicër

Marrë në përgjithësi, "Hurun Report" bën me dije se 300 miliarderë, apo 13% nga numri i gjithëmbarshëm i tyre, nuk jetojnë në vendin ku kishin lindur. Miliarderët "shtegtarë" duket se kanë destinacione të preferuara - gati gjysma e miliarderëve gjermanë jetojnë në Zvicër, derisa më të pasurit e Indisë kryesisht kanë shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Britani. Në ndërkohë, nëntë miliarderë kinezë kanë imigruar në SHBA, derisa nga pesë sish jetojnë në Singapor dhe Filipine, transmeton gazeta Kosova Sot.

SHBA-ja është destinacioni kryesor i miliarderëve imigrues

Në anën tjetër, SHBA-ja është destinacioni kryesor i miliarderëve imigrues, ku 73 prej tyre tanimë e konsiderojnë këtë vend si mëmëdhe të tyre. Këtu përfshihen bashkëthemeluesi i kompanisë "Google", Sergey Brin, i cili me pasurinë e tij neto prej 36 miliardë dollarësh, është imigranti më i pasur në botë. Ky është viti i parë që "Hurun Report" ka përpiluar listën e imigrantëve miliarderë. "Imigrimi është duke e polarizuar shoqërinë sot", thotë kryesuesi i "Hurun Report", Rupert Hoogewerf. "Ky raport është dizajnuar për ta dhënë një pasqyrë se sa kanë kontribuuar imigrantët në krijimin e pasurisë botërore", tha ai. 

(Kosova Sot)