Putini e lavdëron Iranin

  • 28 March 2017 - 20:32
Putini e lavdëron Iranin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi sot se Irani është një fqinj i mirë dhe partner i besueshëm.

”Kemi vendosur marrëdhënie diplomatike mbi 500 vjet më parë. Për Rusinë, Irani është një fqinj i mirë, dhe një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, tha Putin gjatë një takimi në Moskë me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani.Presidenti rus tha se Moska dhe Teherani kanë një bashkëpunim në më shumë fusha përfshirë ekonominë.  

"Mjafton të them se vitin e kaluar tregtia jonë u rrit me 70 për qind, që është një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh vështirësitë aktuale ekonomike", tha Putin.

(Kosova Sot)