LDK-ja injoron konventën e PDK-së

  • 28 March 2017 - 07:43
LDK-ja injoron konventën e PDK-së

Partneri në koalicion vazhdon kritikat ndaj kryeministrit.

"Ne nuk e kemi ndërmend që t'i kundërvihemi askujt, nuk e kemi ndërmend që t'i kundërvihemi një konvente, e cila ka ndodhur ditën e djeshme, por ne edhe më tutje qëndrojmë në pozicionet e respektimit të një marrëveshjeje të koalicionit dhe të funksionimit të mirë të Qeverisë. Çka sjellin ditët tjera, të shohim", u shpreh nënkryetari i LDK-së Haki Rugova,raporton Gazeta Kosova Sot

Konventa e fundit e PDK-së, e cila zhvilloi punimet në prag të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti, përveç nominimit të Kadri Veselit si kandidat të ardhshëm për kryeministër, nuk kaloi edhe pa tone kritike ndaj kryeministrit Mustafa dhe pjesës së koalicionit qeverisës që menaxhohet nga LDK-ja. Kjo lloj fushate e zhvilluar për dy ditë rresht të punimeve të konventës së PDK-së, nga analistët politikë po shihet si sinjal real për zgjedhje të parakohshme edhe për nivelin qendror, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse koalicioni dështon në pikat kryesore të obligimeve që ka marrë edhe para faktorit ndërkombëtar, i cili do ta ketë fjalën e fundit në dhënien e dritës së gjelbër. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, tha se të gjithë ata që kanë përcjellë punimet e kësaj konvente, kanë mundur të vërejnë që ajo është përshkruar me një lloj fushate që i ngjan fushatës parazgjedhore, por megjithatë PDK-ja dhe LDK-ja kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje deri në fund të mandatit, dhe nuk pret që atmosfera dhe disa zhvillime rreth konventës do të ndikojnë në ndonjë vendim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme të nivelit nacional.

Rugova e quan konventën e PDK-së fushatë Sipas Rugovës, koalicioni është stabil dhe mjaft funksional. “Unë e kam përcjellë konventën dhe ajo më ngjante në një tip fushate, mirëpo ne si parti politike nuk kemi marrë asnjë qëndrim. Ne si parti politike jemi në koalicion, qeverisja po funksionon, dhe tani të shohim tutje se si do të rrjedhin gjërat më tutje. Ne nuk e kemi ndërmend që t’i kundërvihemi askujt, nuk e kemi ndërmend që t’i kundërvihemi një konvente, e cila ka ndodhur ditën e djeshme, por ne edhe më tutje qëndrojmë në pozicionet e respektimit të një marrëveshjeje të koalicionit dhe të funksionimit të mirë të Qeverisë. Çka sjellin ditët tjera, të shohim”, u shpreh nënkryetari i LDK-së. “Sa i takon nominimit të Kadri Veselit për kryeministër, është normale që kur mbahen konventat e tilla, të partive politike, është praktikë që ta nominojnë edhe kandidatin e ardhshëm për kryeministër, se a do të jenë zgjedhjet nesër, pasnesër apo pas një viti, ajo është një çështje tjetër, që është problem i vetë partive politike, sepse është e natyrshme që partitë e mëdha politike, kryetarin e vet edhe e nominojnë zakonisht për kryeministër të ardhshëm, partitë politike që kanë fuqi më të madhe përfaqësuese e praktikojnë një veprim dhe deklarim të tillë”, tha Rugova për “Kosova Sot”

Testi i koalicionit matet me detyrat madhore Pavarësisht kësaj mundësie të hapur, edhe analistët politikë e shohin me rezervë mundësinë e çuarjes së shpejtë të vendit në zgjedhje të reja, sado kritikë që kanë qenë disa zëra në konventën e PDK-së. Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se PDKja ndoshta nuk e do kryeministër Isa Mustafën, por ka koalicion me LDK- dhe kjo marrëveshje e obligon atë, pavarësisht që kur i konvenon PDK-së mund të provokojë zgjedhje të reja. “Është e qartë se PDKja kur të do mund ta çojë shtetin në zgjedhje , por është më se e qartë që nuk i ngutet fare sepse ky subjekt politik është fuqizuar mjaft, ka ruajtur plotësisht terrenin politik, ka ruajtur interesat e paligjshme edhe nëpër borde, ndërmarrje publike, në dërgim të stafit nëpër ambasada, prandaj nuk ka pse t’i ngutet”, theksoi ai. Sipas tij, vetëm nëse PDK-ja vëren se kuvendi është i delegjitimuar dhe plotësisht i bllokuar, atëherë mund të shkojë vendi në zgjedhje. “Pra, PDK-ja nuk merret më me Isën, por me interesat e veta që ka, që i ka shtrirë rrënjët në tërë sektorët shtetërorë, publikë, dhe privatët, dhe një numër i madh i njerëzve të këtij subjekti është pasuruar me para që si dihet prejardhja, prandaj PDK-ja është komode edhe dhe njerëzit e tyre në pushtet. Nuk kanë pse të nguten për këtë çështje që është në dorë të tyre dhe kur të duan prishin koalicionin”, tha Blerim Burjani. Mirëpo, ai është i sigurt që testi i koalicionit matet me disa detyra madhore, që gjenden para shtetit. “Ky koalicion do të mbijetojë, vetëm nëse kalojnë Demarkacionin dhe Forcat e Armatosura, derisa për të kaluar Asociacionin e komunave serbe gjasat janë zero. Pra, vetëm nëse këto çështje nuk zgjidhen, koalicioni mund të sfidohet”, tha Burjani, duke shtuar se është e kotë të shkohet në zgjedhje qendrore, sepse kjo do të shtynte edhe për një afat të pacaktuar liberalizimin e vizave. 

Frikë nga diktatura e një partie Analisti politik, Ali Hertica, jetëgjatësinë e këtij koalicioni , i cili po thumbohet vazhdimisht me kritika sa nga njëri sa nga partneri tjetër qeverisës, e sheh vetëm derisa të qartësohet realizimi apo mosrealizimi i obligimeve që të dy partnerët kanë marrë si formë kontrate para faktorit ndërkombëtar. “Kosovës tani i duhet zhvillimi ekonomik, që në kuotat që po shfaqet është një zhvillim shumë i vogël”, ka thënë ai. “Tjetër temë e ndjeshme, e cila ka të bëjë me interes për vendin është ajo rreth formimit të ushtrisë. Edhe kjo shihet që po dështoi kësaj radhe do ta dërgojë në shtëpi këtë qeverisje, sepse do të dëshmohet që dy subjektet politika kanë përgjegjësi të përbashkët”, theksoi më tej ai. “Vendit i duhet vazhdimi i qeverisjes stabile për të ecur përpara dhe përmirësuar jetën e qytetarëve, por nëse kjo nuk arrihet atëherë dështimi pa kthim edhe mund të na çojnë në zgjedhje të parakohshme”, tha Ali Hertica. Politologu Arsim Haziri, duke parë zhvillimet e konventës së fundit të PDK-së dhe nominimin e Veselit për kryeministër të ardhshëm nga ky subjekt politik, thotë se ky është një sinjal se vendi edhe mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Konventa e PDK-së konsideroj se dëshmoi në mënyrë të hapur mundësinë që vendi në një afat të shkurtër t’i nënshtrohet nj? procesi ta parakohshëm zgjedhor. Egoizmi i vazhdueshëm politik i Veselit, për pozitën e t?ë parit të Qeverisë, ngadalë po merr formë konkrete, kjo si duket mund të bëhet e mundshme, pasi të shkaktohen zgjedhjet e parakohshme”, potencuar ai. Sipas tij duke qenë nën këtë mendësi të ngushtë politike, ai madje në çdo takim deklaron se vendi për t’i ikur kësaj krize të përgjithshme është e rrugës t’i nënshtrohet procesit elektoral. “Jo rastësisht Kadri Veselit iu caktua posti i kryetarit të PDK-së. Kjo besoj se u bë pikërisht për të qenë më afër pozitës së të parit të Qeverisë, kjo gjë dhe me pa të drejtë iu mundësua prej bashkë partiakut të tij më të ngushtë politik Thaçit. Pra, kronologjikisht n?se analizohen figura dhe ambicia e tij personale, ngushtë ndërlidhën me politiken dhe pozitën e fuqishme politike, kryeministrinë. Ajo situate nëëse arrin të marrë formë konkrete, d?shmon tamam për njësistem diktatorial, ku nënivelin presidencial është i vendosuar Thaçi, ndërsa për bartësin e Qeverisë pritet me çdo gjasë të jetë Veseli”, ka shpjeguar më tej Haziri. 

(Kosova Sot)