Daçiq kërcënon: Nëse Serbia prek siguresën i gjithë Ballkani shkon në ajër

  • 28 March 2017 - 22:48
Daçiq kërcënon: Nëse Serbia prek siguresën i gjithë Ballkani shkon në ajër

Ministri i Jashtmë në Serbi, Ivica Daçiq ka thënë se situata në Ballkan po shkon kah ‘fuqia e barutit’ e që sipas tij po shkakton një gjendje delikate, por që sipas tij shteti serb po punon në zgjidhjen e problemeve.

Ai tha se në këtë gjendje janë dy zgjidhje: ose ta prekim siguresën dhe të gjithë të fluturojnë në ajër, ose që me anë të dialogut të zgjidhin problemet.

“Serbia do ta zgjedhë këtë opsionin e dytë” tha Daçiq duke pretenduar se Beogradi po angazhohet për ruajtjen e stabilitetit.

“Ne jemi fqinjë dhe shpresoj që të kemi një të ardhme të përbashkët” shtoi ministri i jashtëm serb

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se po synohet që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

(Kosova Sot)