Amerikania e mbajti 2 vjet të ngujuar meksikanen, donte ta bënte nënë surrogate

  • 29 March 2017 - 19:41
Amerikania e mbajti 2 vjet të ngujuar meksikanen, donte ta bënte nënë surrogate

Clark e kishte detyruar meksikanen e re që të bënte seks me njerëz të tjerë

Clark e kishte lejuar meksikanen që të punonte, por ia merrte tërë paratë e fituara, duke i thënë se do t’i hakmerrej te familja e saj, në Meksikë, po të provonte të ikte. Gruaja, në fund, u shpëtua nga një anëtar i kishës, i cili e njoftoi policinë për gjendjen në të cilën ndodhej meksikania,transmeton gazeta Kosova Sot.

Një grua 47- vjeçare kishte paguar trafikantët meksikanë që t’ia sillnin një nënë 26- vjeçare meksikane në SHBA, me qëllim që ta përdorte atë si nënë surrogate dhe duke e mbajtur atë në shtëpinë e vet, përkundër vullnetit të saj, për dy vjet e gjysmë. Gjatë kësaj kohe ajo ishte munduar pa sukses që meksikanen e re ta linte me barrë, duke përdorur spermën e të dashurit të saj.

Esthela Clark, e cila e ka origjinën nga Guadalahara, por që tani jeton në Xheksonvill të Floridas, pranoi ta kishte trafikuar viktimën, emri i së cilës nuk është përmendur, pasi i kishte premtuar asaj 3000 dollarë, për t’ia lindur beben.

 Trafikantët e sollën në familjen e Clarkut

Clark ka fëmijë të rritur, ku disa prej tyre jetojnë në Meksikë, por nuk kishte mundur që të ngelte shtatzënë me të dashurin e saj të ri.

Edhe viktima ka një fëmijë. Sapo kishte mbërritur në Teksas, ajo ishte dërguar nga trafikantët te familja e Clarkut.

Në mënyrë që gjendja të ishte edhe më bizare, Clark e kishte detyruar meksikanen e re që të bënte seks me njerëz të tjerë, duke ruajtur kondomat me spermë dhe duke tentuar më pas që, me ta, ta linte shtatzënë meksikanen.

 E kishte detyruar atë që të flinte në vende të papërshtatshme

Më pas, kur asgjë nuk kishte bërë punë, Clark e kishte ushqyer meksikanen vetëm me fasule të konservave, duke thënë se ajo ishte tepër e trashë për të ngelur shtatzënë. Meksikania, si rezultat i kësaj, humbi rreth 30 kile. Ajo po ashtu e kishte detyruar atë që të flinte në vende të papërshtatshme, meqë dyshonte se po e vidhte. Po ashtu, e kishte rrahur në disa raste me shkop metalik. Më pas, Clark e kishte lejuar meksikanen që të punonte, por ia merrte tërë paratë e fituara, duke i thënë se do t’i hakmerrej te familja e saj, në Meksikë, po të provonte të ikte. Gruaja, në fund, u shpëtua nga një anëtar i kishës, i cili e njoftoi policinë për gjendjen në të cilën ndodhej meksikania. Clark ka pranuar fajësinë për shtatzënësi të detyruar, por nëse vërtetohet se ajo e ka futur meksikanen ilegalisht në SHBA, ajo mund të dënohet deri në 20 vjet burg. Viktima është referuar vetëm si Y.L., me qëllim të mbrojtjes së identitetit të saj.

(Kosova Sot)