Autizmi ka pasur rol kyç për evoluimin e njeriut

  • 29 March 2017 - 19:59
Autizmi ka pasur rol kyç për evoluimin e njeriut

Kërkuesit shkencorë kanë bërë me dije se disa gjene kyçe të autizmit janë pjesë e një trashëgimie të përbashkët me majmunët, pra që janë më të vjetra sesa ‘ndarja’, e cila ua mundësoi paraardhësve tanë që të bëheshin njerëz

Edhe pse, sipas disa statistikave, rreth dy të tretat e fëmijëve me autizëm kanë edhe prapambetje mendore, disa prej tyre mund të kenë aftësi të veçanta në disa fusha, psh në art, matematikë, inxhinieri, apo një vëmendje më të shtuar ndaj detajeve,transmeton gazeta Kosova Sot.

Në bazë të kërkimeve gjenetike, është bërë e ditur se autizmi dhe tiparet e tij kanë qenë pjesë e njerëzimit për një kohë të gjatë.

Njerëzit që manifestonin simptoma të autizmit ishin tejet të respektuar

Kërkuesit shkencorë kanë bërë me dije se disa gjene kyçe të autizmit janë pjesë e një trashëgimie të përbashkët me majmunët, pra që janë më të vjetra sesa ‘ndarja’, e cila ua mundësoi paraardhësve tanë që të bëheshin njerëz. Pra, kjo ndodhi kur paraardhësit tanë majmunë u ndanë nga majmunët e tjerë, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë që të jenë majmunë. Gjene të tjera të autizmit janë më të reja, edhe pse edhe ato janë më të vjetra se 100,000 vjet. Kërkimet po ashtu kanë treguar se autizmi është trashëgues në një masë të madhe. Në familje të caktuara, ka numër më të madh të personave me autizëm, ku një gjë e tillë mund të sjellë disa përparësi për to. E tëra kjo sugjeron se autizmi ekziston për një arsye. Në një libër, të botuar tash vonë, thuhet se paraardhësit tanë me autizëm kanë luajtur një rol të rëndësishëm në grupet e tyre sociale me anë të evoluimit, për shkak të vetive dhe talenteve të tyre të veçanta. Me mijëra vjet më parë, njerëzit që manifestonin simptoma të autizmit jo vetëm që pranoheshin në shoqëritë e tyre, por mund të ishin edhe tejet të respektuar.

Gjene të tjera të autizmit janë më të reja, edhe pse edhe ato janë më të vjetra se 100,000 vjet. Kërkimet po ashtu kanë treguar se autizmi është trashëgues në një masë të madhe.

(Kosova Sot)