Skema mafioze ia merr 450 milionë euro Kosovës

  • 07 April 2017 - 08:28
Skema mafioze ia merr 450 milionë euro Kosovës

Dyshime të forta për skenar kriminal nga "Devolli Group", "Z-Mobile" dhe "AXOS"-i, me përfshirjen e pushtetarëve,shkruan gazeta Kosova Sot.

Pas goditjes 30 milionëshe, me të cilën PTK-ja është shpallur humbëse ndaj padisë së kompanisë "Z Mobile", të ushtruar nga oligarku Blerim Devolli, radhën mund ta ketë një padi edhe më e rëndë për Qeverinë Mustafa, padia e ushtruar nga kompania "AXOS"-i, ndaj PTK-së dhe Qeverisë në një vlere prej rreth 400 milionë euro. Profesori universitar dhe eksperti i ekonomisë, Berim Ramosaj,tha se pa dyshim se dikush nga pushtetarët duhet që të japin llogari për tërë këto që po ndodhin viteve të fundit me PTK-në. "Vetë fakti se PTK-ja nuk është privatizuar, sikur tregon se sigurisht që ka pasur elemente nga brenda që e kanë penguar këtë proces dhe dyshoj se në ngjarjet e fundit nga dënimet që po i bëhen PTK-së, sigurisht se nga dëmshpërblimet që do të realizohen e kanë origjinën në Kosovë", u shpreh ai. "Këtu është fjala për dënimet që po i bëhen PTK-së, pra dikush nga pushtetarët tanë do të përfitojë nga e tëra kjo", vijoi Ramosaj. Ai tha se rasti i PTK-së është afërsisht i ngjashëm me rastin e 'ÇEZI'-t në Shqipëri me kompaninë nga Çekia që pas padisë ndaj palës shqiptare e njëjta kompani më pas doli fituese e disa qindra miliona dollarëve nga kontesti me Qeverinë e Shqipërisë. "Vetë fakti i këtyre makinacioneve që po ndodhin edhe padia e "AXOS"-it ka ngjashmëri me 'ÇEZI'-n në Shqipëri dhe ngjashmëri me privatizimin e KEDS-it përkatësisht të KEK-ut apo Distribucionit të Shpërndarjes, që ka elemente të korrupsionit të lartë", theksoi Ramosaj.

Duhet kërkuar llogaridhënie

koalicioni qeverisës, Fatmir Rexhepi (LDK) tha se në rastin e padisë së 'AXOS'-it, të ushtruar ndaj Qeverisë dhe PTK-së nevojitet të kërkohet një përgjegjësi e madhe dhe një llogaridhënie për të gjithë ata aktorë që i kanë nënshkruar kontratat. Sipas tij, nëse, kjo rezulton me pasoja milionëshe për vendin atëherë, kjo tregon se këto gjëra janë bërë qëllimisht dhe kjo punë nuk është bërë me arsyetimin se njerëzit nuk e kanë dituar se çfarë po bëjnë. "Për këtë qëllim nevojitet një hulumtim shumë i thellë nga e gjithë Qeveria jonë dhe institucionet tona të drejtë- sisë ato të hetimeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare dhe më në fund që t'i sqarojnë këto gjëra dhe kësisoj të dihet publikisht se kush është i involvuar në këto afera dhe kontrata, duhet që ta pësojë", ka theksuar Rexhepi. Analisti Reshat Sahitaj tha se konflikti në mes Qeverisë dhe 'AXOS'- it, e ka origjinën nga mospërgjegjësia, joprofesionaliteti dhe sharlatanizmi i ish-ministrit Besim Beqaj dhe Ahmet Shala, si dhe të Qeverisë mafioze, të cilët bashkërisht i shisnin pasuritë e Kosovës si pronë private të tyre për pak pare. "Këta dhe shumë ish-ministra e kryeministra tanë e zhvatën pasurinë e Kosovës, duke manipuluar se kinse privatizimi është forma më e mirë demokratike që Evropa do na hapte dyert. Privatizimi është i domosdoshëm në kohên e globalizmit, mirëpo në çdo shtet të botës 51 për qind të kapitalit mbahen në duar dhe kontroll të qeverisë, ndërsa 49 për qind privatizohet nga kapitalistë të fuqishëm", theksoi ai.

Privatizim mafioz

Analisti Sahitaj thotë se forma e privatizimit në Kosovë është bërë për t'u pasuruar pushtetarët mafiozë, siç e ilustron rasti i kompanisë PTK, e cila iu shit për 270 milionë euro 'AXOS'-it, por me këmbënguljen e opozitës së asaj kohe dështoi privatizimi, e në fakt askujt nuk i interesonte të merrej më pasojat e kontratës së nënshkruar për dëmshpërblime në raste të mosrespektimit". "Është tepër shqetësuese, që asnjë ministër e asnjë deputet nga pozita e opozita nuk e ngritin zërin në Kuvendin e Kosovës për rastin 'AXOS' & 'Devolli Group' kompani?!..Është tepër absurde se si qytetarët tanë dalin të protestojnë për diçka që nuk i cenon dhe nuk dëmton interesat e qytetarëve e nuk dalin të protestojnë për ndaljen e rrymës, të ujit e të zhvatjes së pasurisë së Kosovës para dyerve të Qeverisë dhe 'Devolli Group', që po e rrjepin për së gjalli këtë popull skajshmërisht të vuajtur e të varfër. Është shumë e rëndë heshtja e AKI-së që nuk e marrin më seriozitet problemin e 'AXOS'-it ", tha ai. "AKI-ja duhet urgjentisht t'i zbulojë faktet e kësaj kontrate dhe personat. përgjegjësit t'i vënë para drejtësisë pavarësisht që disa prej tyre janë ministra apo ambasadorë. Nëse askush nuk vihet para drejtësisë për këtë humbje më të madhe ekonomike që nga paslufta, ne nuk mund të krijojmë shtet të mirëfilltë e as ta përmirë- sojmë imazhin negativ të vendit tonë që ka filluar qe nga akuzat e Dik Martit e vazhdon ende", potencoi Sahitaj.

Heshtja e deputetëve e pafalshme

Analisti Florim Zeqa tha se rasti i 'AXOS'-it, përveçse megaskandal, mund të paraqesë humbjen më të madhe të buxhetit të shtetit në këto nëntë vjetët e fundit. "Një humbje në vlerë prej rreth 400 milionë eurove, do të ishte shqetësuese për cilindo nga vendet më të zhvilluara e të mos flasim për vendet e rajonit", ka thënë ai. "Heshtja e Qeverisë së Kosovës, Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës me përjashtim të disa deputetëve të pavarur ndaj humbjes së paralajmëruar e buxhetit te shtetit në Arbitrazhin e kurdisur nga mafio-oligarkët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, së pari me 30 milionët e "Z-Mobile" kundër PTK dhe së dyti edhe të 'Axos'- it të rreth 400 milionë eurove, tregon papërgjegjësi institucionale dhe tradhti shtetërore", theksoi ai. "Deputetët e pozitës, ashtu edhe ata të opozitës, janë të kapur nga kapot e klaneve mafioze, të cilët për interesat e tyre personale janë bërë pjesë përbërëse e grupeve kriminale në vend. Përjashtim bëjnë deputetët e pavarur, në veçanti deputetja Margarita Kadriu, e cila disa herë e ka ngritur këtë çështje në Kuvend, por fatkeqë- sisht shqetësimet e saja hasën në veshët e shurdhër të ligjvënësve kosovarë", u shpreh më tej Zeqa. "Edhe sikur të ishin vetëm 400 euro, do të duhej marrë seriozisht nga të zgjedhurit e popullit, e lërë më për 400 milionë euro të taksapaguesve të varfër kosovar, të cilat shumë shpejt mund të tjetërsohen në llogari të AXOS-it", tha ai.a e deputetëve e pafalshme

Qeveria rrëshqet në batakun kriminal

Ish-deputeti Xhevdet Neziraj tha se pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit që Qeveria e vendit duhet të paguaj 30 milionë eurove për moszbatimin e një kontrate të nënshkruar nga Qeveria me kompaninë " Z- Mobile", tashmë po pritet edhe dënim tjetër në rastin e dështimit të shitjes së PTKsë ndaj kompanisë "AXOS"-i, që mund t'i kushtojë me humbje edhe me qindra miliona buxhetit të Kosovës. "Qeveria, Kuvendi, Komisionet Parlamentare, AKK dhe mekanizmat e tjerë nuk duhet që të luajnë pingpong njëra me tjetrën, por të vërtetojë saktë se kush është fajtor kryesor për humbjet e mëdha që po i shkaktojnë vendit dhe institucionet përgjegjëse të përgjigjen për këto afera", ka thënë ai. Kurse eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se Qeveria e Kosovës dita ditës është duke anuar nga krimi i organizuar, si dhe në vend se të jetë një Qeveri e pavarur , ajo në fakt po e ndihmon mafinë kosovare që ta udhëheqë Kosovën nëpërmjet biznesmenëve me duar të ndyra. "PTK-ja ka rënë viktimë sa i përket humbjes në arbitrazhin e fundit nga Gjykata e Pavarur në Francë, ndërsa tani sa i përket padisë së "AXOS"-it , kam frikën se Qeveria qëllimshëm do t'i humbë edhe 400 milionë tjera, duke i pasuruar pushtetarët tanë që e bën këtë skenar me 'AXOS'-in", potencoi ai. 

(Kosova Sot)