Deputetët rusë po përpiqen që ta fusin në varr Vladimir Leninin

  • 21 April 2017 - 15:48
Deputetët rusë po përpiqen që ta fusin në varr Vladimir Leninin

Trupi i balsamosur i Vladimir Leninit ka mbetur në një mauzoleum në Sheshin e Kuq në Moskë që nga vdekja e tij në vitin 1924, por tani, një shekull pas revolucionit që ai udhëhoqi, një ligj për ta nxjerrë atë jashtë prej aty sapo është futur në parlamentin e Rusisë, shkruan Reuters.

Partia Komuniste, e cila e qeverisi vendin deri në kolapsin e Bashkimit Sovietik në 1991, e ka cilësuar zhvendosjen e trupit, një provokim, që mund të çonte në trazira mazive nëse do të ndodhte.

Por autorët e ligjit, katër deputetë nga Partia e e Bashkuar e Rusisë në qeverisje dhe dy nga një parti nacionaliste pro-Kremlinit, shfaqën sondazhe që tregonin se një shumicë e kundërshtonte praninë e trupit në zemër të kryeqytetit të Rusisë.

Trupi i Leninit, dikur mbi një strukturë druri e sot mbi një strkturë graniti, ende vizitohet nga ithtarët si dhe nga turistët kuriozë, por radhët janë tani më të shkurtra se në kohën e sovietikëve.

Përpjekjet e mëparshme për ta hequr atë kanë dështuar pas paralajmërimeve për ndarjet që do sillte në shoqëri.

Legjislacioni i paraqitur të enjten nuk do të imponojë ndonjë veprim me forcë ndaj trupit të liderit bolshevik, por do të heqë pengesat ligjore për ta rivarrosur kur autoritetet ta gjykojnë.

Të vetëdijshëm se kjo çështje ka potencialin për të ngacmuar ndjeshmëri të forta ndërmjet mbështetësve komunistë dhe atyre që e kanë parë atë si një dikator të pamëshirshëm, deputetët thanë se nuk po vepronin për shkaqe politike. Por, kritikët vërejtën se ata e kishin futur ligjin dy ditë para ditëlindjes së Leninit, 22 prillit dhe një shekull pas revolucionit të 1917-ës që solli bolshevikët në pushtet.

(Kosova Sot)