Ministri i MMPH i ofron bashkëpunim Universitetit Bujqësor të Tiranës

  • 21 April 2017 - 16:28
Ministri i MMPH i ofron bashkëpunim Universitetit Bujqësor të Tiranës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës me ç ‘rast ka takuar rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Bari Musabelliu. Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ministri Shala i ofroi rektorit Musabelliu bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja palët, që përfshin fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Gjithashtu, gjate vizitës Ministri Shala mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, para të cilëve ka prezantuar të arriturat dhe prioritetet e Ministrisë që drejton. Në ligjëratën e tije Shala vuri theksin tek problemet e ndjeshme që ka Kosova me ajrin, ujin dhe mbeturinat.

(Kosova Sot)