Korea e Veriut merr një goditje edhe nga Britania e Madhe

  • 28 April 2017 - 11:36
Korea e Veriut merr një goditje edhe nga Britania e Madhe

Britania e Madhe duket se i është bashkuar nismës së Presidentin amerikan, Donald Trump për të ndalur kërcëmin e programeve bërthamore të Korenë e Veriut dhe rrezikun që i kanoset sigurisë botërore.

Baronesha britanike Joyce Anelay tha në Shtëpinë e Lordëve se programet bërthamore dhe balistike të Kim Jong Un-it ishin një "shkelje e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

Ajo shtoi se Britania mbështet plotësisht veprimet në Këshillin e Sigurimit për të kundërshtuar kërcënimin dhe për të mbajtur nën presion Kim Jong-un.

Lordi Alton i Liverpool-it tha gjithashtu se lufta e fundit koreane mori rreth tre milionë jetë, duke përfshirë 1,000 ushtarë britanikë, duke theksuar nevojën e një ndërhyrjeje para së të jetë  shumë vonë .

Ai i kërkoi qeverisë të përdorte praninë e saj diplomatike në Korenë e Veriut dhe Kinën për të "parandaluae një rezultat katastrofik" dhe  shtoi se Britania do të vazhdojë të punojë me Korenë e Jugut dhe OKB-në për të ndryshuar sjelljen e Koresë së Veriut.

(Kosova Sot)