Personi që përgjaku parlamentin "dost" i Gruevskit (Foto)

  • 28 April 2017 - 13:14
Personi që përgjaku parlamentin

Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë u përgjak dhe vandalizua kur banditë të VMRO-DPMNE’së hynë në ndërtesë dhe sulmuan duke e gjakosur në kokë liderin e LSDM’së Zoran Zaev, ndërsa lënduan rëndë deputetin shqiptar Ziadin Sela.

E gjithë kjo ndodhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar të BDI’së Talat Xhaferi.

Një nga udhëheqësit e këtij grupi vandalësh ishte edhe një person që kishte të veshur një maicë të zezë me shenja neo-ustashe në të.

Në rrjetet sociale, tani janë postuar fotografi ku tregohet ky person i shoqëruar me kryetarin e VMRO-DPMNE’së Nikola Gruevski.

Ky huligan i cili bashkë me grupin e tij, disa të maskuar, janë pjesë e një organizate ekstremiste, e afërt me Gruevskin, i cili bashkë me presidentin George Ivanov, po pengojnë koalicionin e partive shqiptare me LSDM’në e Zoran Zaevit, koalicion i cili u premton shqiptarëve avancim të drejtash, sidomos në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe.

(Kosova Sot)