Policia e Kosovës konfiskon mbi 8 kg marihuanë, arreston një të dyshuar

  • 28 April 2017 - 13:25
Policia e Kosovës konfiskon mbi 8 kg marihuanë, arreston një të dyshuar

Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) të Pejës dhe Mitrovicës në bashkëpunim me policinë ka konfiskuar mbi 8 kilogram substancë narkotike.

Mbrëmë, patrullat policore të Stacioneve Policore Klinë dhe Skenderaj në bashkëpunim kanë arritur të ndalojnë një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull.

 Gjate kontrollimit të veturës janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.   Më pas, është bërë shikimi, fotografimi dhe sekuestrimi i dëshmive në vendin e ngjarjes ndërsa, i dyshuari është arrestuar. Lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit: R.D. lindur më 1987, m/k/sh, i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5g

(Kosova Sot)