Ali Ahmeti kërkon ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare

  • 28 April 2017 - 13:57
Ali Ahmeti kërkon ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të jenë më të angazhuar lidhur me zhvillimet që po ndodhin në Republikën e Maqedonisë.

“Zhvillimet politike që po ndodhin në Republikën e Maqedonisë janë thirrje për komunitetin ndërkombëtar që duhet të jetë më i angazhuar, sepse këto zhvillime në Republikën e Maqedonisë, mbase dikush mund të mendoj që kemi paragjykime, por mendoj që këto zhvillime kanë të bëjë me ngjarje rajonale, me të sofistikuara, dhe duhet të jemi të kujdesshme në menaxhimin apo trajtimin e situatës”

Duke folur për situatën e  mbrëmshme në Kuvend, ai ka thënë se duhet të gjykohet dhe denohet nga të gjitha partitë politike.

“ Kemi qenë në kontakt me parti tjera politike. Jemi interesuar edhe për gjendjen e Ziadin Seles në spital. Akti i mbrëmshëm ishte akt i shemtuar, dhunë ndaj përfaqësuesit e popullit” ka thënë Ali Ahmeti

(Kosova Sot)