Rrëfimi i Skënder Gjinushit: Pse e vendosa Tom Doshin si kapon e listës së PSD-së për Shkodrën

  • 29 April 2017 - 18:39
Rrëfimi i Skënder Gjinushit: Pse e vendosa Tom Doshin si kapon e listës së PSD-së për Shkodrën

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, kreu i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi ka treguar se pse në krye të listës së tij në Shkodër qëndron emri i Tom Doshit.

Sipas tij, Doshi e ka treguar se ka mbështetje të madhe në Shkodër, dhe mbështetjen e vë në shërbim të njerëzve.

Tom Doshi po kandidon nën siglën e Partisë suaj?

Gjinushi: Po , është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di ta rikthejë mandatin e njerëzve. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara.

Tom Doshi ka thënë se nëse fiton do japë dorëheqjen nga mandati?

Gjinushi: Kur e tha? Mandati nuk fitohet që t’ë dorëzohet pastaj.

(Kosova Sot)