LSDM: Parlamenti ka kryetar, Veljanoski do të përgjigjet

  • 29 April 2017 - 22:43
LSDM: Parlamenti ka kryetar, Veljanoski do të përgjigjet

LSDM-ja ka reaguar ndaj deklaratës së ish kreut të Kuvendit, Trajko Veljanoskit i cili ka thënë se nuk e njeh Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit dhe se do të thirr vazhdimin e seancës konstituive

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë ka kryetarin e ri, i zgjedhur në pajtueshmëri Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës, nga shumica parlamentare. Regjimi mbaroi, thonë nga LSDM-ja, duke reaguar ndaj deklaratës së Trajko Veljanovski.

“Proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e Qeverisë së re të qytetarëve të Maqedonisë. Kjo është vullneti shumicë i qytetarëve dhe ajo vendos, dhe jo një grup i banditë dhe kriminelë. Formimi i qeverisë është interes i lartë shtetëror, dhe veprimi kundër interesave shtetërore është vepër antikushtetuese dhe e dënueshme. Trajko Veljanoski tashmë është pjesëmarrës direkt në skenarin e Nikolla Gruevski për të nxitur tensione, përçarje, urrejtje. Ai me muaj lejoi shkelje të Rregullores së Parlamentit me të cilën lejoi bllokimin e procesit demokratik, zgjedhja e kryetarit të të parlamentit dhe Qeveria e re dhe ai tashmë në mënyrë antikushtetuese ka rrezikuar interesat civile dhe shtetërore”, përcjellë TetovaSot deklaratën e LSDM.

Veljanoski me këtë, së bashku me Gruevsin, Ivanovin dhe Çavkovin, thonë nga partia, janë ndër fajtorët kryesorë të tentativave për vrasje të deputetët dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe të punësuarve në Parlament.

“Hetimi do të provojë edhe më tej përfshirjen e Veljanoski në akte terroriste të rendit kushtetues dhe sigurisë në mbrëmje gjatë dhunës së përgjakshme në Parlament. Banditët dhe kriminelët do të përgjigjen. Drejtësi dhe jetë për të gjithë së shpejti do të ketë në vend “, thonë nga LSDM.
 

(Kosova Sot)