GASHI: Beteja e Aleksandër Lumezit është absolutisht e vështirë

  • 19 May 2017 - 22:03
GASHI: Beteja e Aleksandër Lumezit është absolutisht e vështirë

Avokati Tomë Gashi ka nënvizuar se beteja e Aleksandër Lumezit është absolutisht e vështirë, mirëpo, siç tha, jo e pamundur për shkak se i ka të gjitha kompetencat dhe mekanizmat e shtetit që duhet për t'u përdorur që dukuritë e tilla të dënohen, përndryshe, sipas tij, nuk ka kurrfarë kuptimi që drejtësia të blihet sikur të ishte produkt apo mall.

"Vlerësoj se s'ka kurrfarë arsye për ta arrestuar ndonjë figurë të lartë, por mund të arrestohet vetëm kur të vërtetohet që ka ndikime të tilla dhe ka tentim për transaksione të tilla që po quhet shitje e drejtësisë, pra nuk ka nevojë që të arrestohet dikush për t'i dhënë sinjal dikujt tjetër, edhe duhet të hetohet vepra penale dhe jo personat, pasi vepra penale duhet të dërgojë tek personi dhe jo personi tek vepra penale", potencoi ai. "Ndërsa, sa i përket sekserëve, kjo është vepër penale e mashtrimit dhe njerëzit që thirren në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse ka raste të tilla, ata faktikisht duhet të përgjigjen penalisht për mashtrim", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" avokati Tomë Gashi.

(Kosova Sot)