Mustafa:Jemi kundër të gjitha formave të monopoleve në ekonomi!

  • 19 May 2017 - 22:39
Mustafa:Jemi kundër të gjitha formave të monopoleve në ekonomi!

Profesori Muhamet Mustafa (LDK) tha se ata do të kenë një qëndrim jashtëzakonisht të ashpër ndaj të gjithë atyre që duan ta shkelin ligjin, por edhe atyre që duan ta trajtojnë keq pronën dhe fondet publike. "Rastet e kaluara janë duke u hulumtuar dhe ne si koalicion nuk do të ndërhyjmë në procesin gjyqësor, kurse te rastet e aferave të tjera organet gjyqësore dhe ato shtetërore e kanë për detyrë që t'i trajtojnë dhe t'i hulumtojnë në mënyrën më të mirë", u shpreh ai.

Ndërkaq, lidhur me qëndrimet e këtij koalicioni për luftimin e monopoleve në ekonominë e brishtë kosovare, Mustafa tha se janë deklaruar se jemi kundër të gjitha formave të tilla të monopoleve në ekonomi dhe janë përcaktuar për një treg të lirë e të hapur që fundja është i garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës.

(Kosova Sot)