Babai i masakruesit: I biri dukej “normal” kur folëm për herë të fundit

  • 25 May 2017 - 20:02
Babai i masakruesit: I biri dukej “normal” kur folëm për herë të fundit

FLET NGA TRIPOLI I LIBISË I ATI I SULMUESIT TË MANÇESTERIT

Ramadan Abedi:“Ne nuk besojmë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm”

Duke u prononcuar nga Tripoli i Libisë, i ati i sulmuesit, Ramadan Abedi insistonte se vrasjet nuk ishin tipar i tyre. Policët britanikë, të ndihmuar nga ushtarët, kanë ndërmarrë ndërkohë disa bastisje dhe, deri më tani, kanë arrestuar katër persona

I ati i sulmuesit vetëvrasës në Arenën e Mançesterit, Salman Abedi, thotë se i biri i tij dukej 'normal' kur kishte kontaktuar me të për herë të fundit, pesë ditë më parë dhe insiston: "Ne nuk besojmë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm". Abedi vrau 22 dhe plagosi të paktën 119 njerëz kur shpërtheu bombën natën e së hënës, derisa fëmijët dilnin nga koncerti i këngëtares amerikane Ariana Grande. Por, duke u prononcuar nga Tripoli i Libisë, i ati i sulmuesit, Ramadan Abedi insistonte se vrasjet nuk ishin tipar i tyre. Policët britanikë, të ndihmuar nga ushtarët, kanë ndërmarrë në ndërkohë disa bastisje dhe, deri më tani, kanë arrestuar katër persona, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në mesin e të arrestuarve, edhe vëllai më i vogël i sulmuesit

Një zëdhënës i policisë tha se kanë të bëjnë me një rrjet, që kishte lidhje me sulmuesin. Merret vesh se, në mesin e të arrestuarve, është edhe vëllai më i vogël i sulmuesit. Ai u arrestua në Tripoli për shkak të dyshimeve se kishte lidhje me ISIS-in. Ndërkohë janë botuar edhe disa fotografi, ku shihet sulmuesi derisa ishte në shkollë, si një djalë i pasherr, rreth shtatë vjet para se të bëhej vrasës i 22 njerëzve të pafajshëm. Ai më pas kishte vijuar Akademinë "Burnage", e cila frekuentohet kryesisht nga komuniteti aziatik i Mançesterit dhe ishte një futbollist i talentuar. 

Nuk përcillej nga policia

Dy njerëz që e njihnin atë, rreth pesë vjet më parë kishin njoftuar autoritetet se Salman Abedi kishte thënë se, "të jesh sulmues vetëvrasës me bomba, është OK". Një zyrtar i lartë i inteligjencës insiston se vet anëtarë të familjes së sulmuesit, kishin njoftuar policinë se Salman ishte 'i rrezikshëm'. Nuk dihet megjithatë, pse kjo nuk mjaftoi që ai të përcillej nga policia dhe të ndalej para se të bëhej vonë. Policia në Britani thotë se është duke hetuar një "rrjet", pas sulmit. "Mendoj se është e qartë se ky është rrjet të cilën ne jemi duke e hetuar", tha Ian Hopkins, shef i policisë në Mançester, duke shtuar se policia është duke bërë "kërkime të gjera", në qytetin e Mançesterit.

(Kosova Sot)