Haziri: Pjesa dërrmuese e aktorëve politikë nuk e meritojnë votën qytetare

  • 25 May 2017 - 22:04
Haziri: Pjesa dërrmuese e aktorëve politikë nuk e meritojnë votën qytetare

Sipas politologut Arsim Haziri, me veprimin e zgjuar dhe të kujdesshëm qytetar, me ndëshkim vote, subjektet politike kësaj radhe duhet të filtrohen, në mënyrë që çfarëdo qeverisje që marrin institucionet relevante të marrin si prioritet nevojën imediate të interesit të gjerë popullor, të shkëputen nga klientelizmi dhe grupet e ngushta të interesit. "Sepse në kontekstin e qeverisjes dhe proceseve të ndryshme, theksoj se pjesa dërrmuese e aktorëve politikë janë të dështuar dhe si të tillë s'e meritojnë votën qytetare. Qytetarëve në këto zgjedhje fatkeqësisht u mbetet pak ofertë serioze, në të cilën do të mund të shpresohej, por çka konsideroj se përbën rendësi vitale është riaktualizimi ì mendësisë qeverisëse, e cila ka reduktuar shtetin për interesa materiale", u shpreh më tej ai.

Image

 

(Kosova Sot)