Dibrani:KGJK-ja është bërë mbrojtje e së keqes në Kosovë

  • 30 May 2017 - 13:47
Dibrani:KGJK-ja është bërë mbrojtje e së keqes në Kosovë

Analisti Shefqet Dibrani thotë se KGJK-ja është bërë beden (mbrojtje) i së keqes në Kosovë, deri sa siç tha nuk është në gjendje të vlerësojë performancën dhe nivelin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve, po ashtu derisa nuk është në gjendje as të frenojë dhe të pengojë korrupsionin edhe brenda sistemit gjyqësor. Por, sipas tij, KGJKja duket si një institucion i panevojshëm dhe pa vlerë, sepse KGJK-ja do të duhej të reagonte dhe t'i vlerë- sonte profesionalisht gjyqtarët dhe t'i kontrollonte edhe moralisht, në mënyrë që të mos korruptohen. "Ndërsa kështu si është lihet përshtypje se këto janë vetëm hallka të krimit dhe korrupsionit të lartë që ka përfshirë vendin tonë", ka thënë ai. "Prandaj, reforma në drejtësi është dashur që të niste prej kohësh, por le të shpresojmë se me ndryshimin e sistemit udhëheqës do të ndryshojnë edhe raportet në drejtësi, në të kundërtën vendi ynë do të futet në një krizë edhe më të thellë. Por le të shpresojmë pra se udhëheqja e re do të veprojë në këtë drejtim për të dhënë shembull se e mira po nis me këtë legjislacion, i cili do të dalë së shpejti", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Shefqet Dibrani. 
 

(Kosova Sot)