Guraziu: Shkëlqim dhe Blerim Devolli ua mbushin gushën mafio-politikanëve!

  • 30 May 2017 - 14:00
Guraziu: Shkëlqim dhe Blerim Devolli ua mbushin gushën mafio-politikanëve!

Analisti i pavarur, Ragip Guraziu, tha se bizneset e pista ia mbushin gushën mafio-politikanëve dhe kjo është arsyeja e Shkëlqim dhe Blerim Devollit, që financojnë subjektet politike në fushatat e tyre."Gruri për kafshë i ardhur nga Serbia, qindra-mijëra tonë, ku kemi parasysh, se 80 për qind të tregut Devollët e kanë kapur në Kosovë", tha ai, raporton gazeta Kosova Sot.

"Dyshimet janë evidente, për mënyrën se si ushqehet politika kriminale nga bizneset e inkriminuara oligarkike, ku përfitohet paligjshëm dhe pandershëm nga favoret e pushtetit të korruptuar dhe përmes krimit të organizuar, ku vlerat arrijnë në qindra miliona euro", u shpreh ai."Shkëlqim Devolli kishte shmangur detyrimet doganore, duke e bluar grurin në fabrikën e vetë "MSillosi" për ta shitur në treg. Sipas gjetjeve të Doganave, 'Devolli Corporation' e ka dëmtuar shtetin në vlerë prej 489.762. 41 euro! Ky skandal, edhe pas gjetjeve nga ana e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Kuvendit të Kosovës, ka mbetur pa u ndëshkuar...", ka thënë Guraziu. "Këta njerëz të Qeverisë duan që ta shkatërrojnë vendin tonë përmes kompanive që i kanë gjetur si mbulojë dhe që po i qesin përpara. Edhe sot nga 6 maune me grurë të rezervave shtetërore të Serbisë hyjnë për çdo ditë në Kosovë dhe çmimi i tyre është vetëm 13 centë", vlerëson analisti Guraziu. Ai mendon se askund në botë nuk ka, përveç në Kosovë, çmime 16 centë një kg krunde, kurse 13 centë një kg grurë.

Image

 

(Kosova Sot)