Ky është zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë i cili dha dorëheqje

  • 30 May 2017 - 14:18
Ky është zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë i cili dha dorëheqje

Drejtori për komunikim i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë dorëheqjen vetëm tre muaj pasi është emëruar nga Presidenti Donald Trump.

Mike Dubke, një strateg republikan me përvojë, u angazhua për të ripërtërirë strategjinë e medias së Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.

Si pjesë e rrëmujës, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer thuhet se do të mbajë pozicionin e tij, por do të ketë më pak informime në media.

Dubke po shkon pas shkarkimit nga Trump sipas Axios News, një faqe interneti e politikës e cila e para njoftoi daljen e tij.

Presidenti Trump është raportuar se është irrituar me mesazhet e Shtëpisë së Bardhë. Ai kohët e fundit ngriti idenë e heqjes së informimit të përditshëm të lajmeve duke i zëvendësuar konferencat në vetëm dy javë.

 (Kosova Sot)