Muja, pasanik

  • 16 June 2017 - 19:16
Muja, pasanik

Deputeti Shahip Muja (PDK) ka një banesë në ndërtim kolektiv në madhësi prej 100 metra katrorë me një vlerë prej 37.500 euro, si dhe 2 banesa kolektive në vlerën 470 mijë euro, që janë dhënë nga ndërtuesi me koncesion në tokën familjare me vlerën 400.000.00 euro. Deputeti Muja është pronar i 50 për qind të aksioneve në shoqërinë aksionare "Anaderm", që ka një kapital prej 600.000.00 euro. Ndërsa obligimet financiare ndaj disa bankave janë në shumën 124.000.00 euro. Nga të hyrat tjera të deputetit Muja janë 20 mijë euro nga paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës, si dhe 5 mijë  euro të hyra si aksionar në "Anaderm".

(Kosova Sot)