KQZ-ja publikon rezultatet e zgjedhjeve, këta janë deputetet e rinj të Kuvendit të Kosovës

  • 17 June 2017 - 11:34
KQZ-ja publikon rezultatet e zgjedhjeve, këta janë deputetet e rinj të Kuvendit të Kosovës

KQZ-ja ka publikuar Format Përfundimtare të Rezultateve dhe Format e Rezultateve të Kandidatëve të plotësuara në Vendvotim më 11 qershor.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëvetë Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëvetë Rezultateve të Kandidatëve.

Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 qershor.

Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Info shtesë: Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës. 

KLIKO KETU - http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/324

(Kosova Sot)