Rrëzimi nga kali ia shpëtoi jetën

  • 19 June 2017 - 20:12
Rrëzimi nga kali ia shpëtoi jetën

FATI NË FATKEQËSI

Analizat treguan praninë e një ciste 4 cm në vezoren e saj. Mjekët ia operuan atë, edhe pse i thanë se nuk ishte malinje 

Adhuruesja e kuajve, Polly, 30- vjeçare, merret me kalërim që kur ishte e vogël. Kjo dashuri e saj ishte aq e fortë, saqë, me disa miq, në vitin 2014 hapi një qendër për strehimin dhe shpëtimin e kuajve. Aty kishin marrë lloj-lloj kuajsh, duke filluar nga racat e vogla, e deri te gjigantet. Por, në shtator të vitit 2015, ndodhi diçka e papritur. Ajo ishte duke kalëruar një kalë me emrin Yorkie, i cili sapo kishte ardhur në qendër. Ai në një moment kundërshtoi, duke bërë lëvizje energjike, të cilat e hodhën Polly-n në tokë. Ajo ra me shpinë dhe përnjëherë e pati të qartë se kishte pësuar një lëndim serioz. "Kurrë nuk kisha përjetuar një dhembje aq të fortë. Gjëja që më ngushëllonte ishte se mund t'i lëvizja gishtat e këmbëve, por edhe frymëmarrja më shkaktonte dhembje. Nuk mund të mos bërtisja", thotë ajo, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Polly Fetherstonhaugh's horse Yorkie

Mjekimi i boshtit kurrizor

Punëtorët e qendrës i kishin telefonuar ambulancës dhe, pas 45 minutash, erdhën mjekët. Meqë dhembja ishte e madhe ata i dhanë morfinë. Pas bërjes së analizave, u pa se një unazë e kurrizit të saj ishte ndarë përgjysmë. Por, kishte edhe lajm të papritur. Analizat treguan praninë e një ciste 4 cm në vezoren e saj. Mjekimi i boshtit kurrizor ishte më urgjent, prandaj mjekët e operuan dhe ia fiksuan unazën e thyer. Por, Polly nuk e kishte harruar cistën në vezore. Mjekët ia operuan atë, edhe pse i thanë se nuk ishte malinje. Por, tri javë më pas, analizat treguan se cista në vezoren e saj ishte malinj, pra kancer. Mjekët i thanë që të bënte kimioterapi, gjë që ishte tepër e vështirë për të. Partneri i saj, Alex, i kishte qëndruar afër gjatë tërë kësaj katrahure. Gjashtë muaj më vonë, Polly mori lajmin se kimioterapia kishte qenë e suksesshme. pra, falë rrëzimit nga kali, ajo zbuloi një kancer, i cili nuk kishte shkaktuar asnjë simptomë, por që mund t'ia kishte rrezikuar jetën. 

Polly Fetherstonhaugh hair loss

(Kosova Sot)