“Hiqni flamujt e PS- LSI, se ju shembim shtëpitë!”/ Mziu shpjegon deklaratën e tij dhe i përgjigjet Ramës - Lajme - Kosova Sot
“Hiqni flamujt e PS- LSI, se ju shembim shtėpitė!”/ Mziu shpjegon deklaratėn e tij dhe i pėrgjigjet Ramės

“Hiqni flamujt e PS- LSI, se ju shembim shtėpitė!”/ Mziu shpjegon deklaratėn e tij dhe i pėrgjigjet Ramės

Disa orë më parë kryeministri Edi Rama postoi në rrjetin e tij social një video ku shfaqej kryebashkiaku i Kamzës duke bërë një paralajmërim se do t’u shembeshin shtëpitë të gjithë atyre që në shtëpitë kishin flamuj të PS-së apo LSI-së.

Një deklaratë kjo që Rama e quajti, një kërcënim nga Bodrumi i Republikës së Re.

Por kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social, duke sqaruar se video në fjalë është nxjerrë nga konteksti për qëllimet propagandistike të kryeministrit.

 

Ja si e sqaron çështjen në fjalë Mziu:

Kërkoj ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim nga propaganda e Edi Ramës në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e të interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë. Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim.  Gjatë gjithë punës sime, jam krenar që kam mbrojtur dhe kam punuar e shërbyer, që ndërtimet e njerëzve të ardhur në Kamëz e në Paskuqan nga gjithë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të legalizohen, të urbanizohen, të marrin shërbime dhe banesat e tyre të kenë vlerë. Njeriu që shemb dhe prish, njihet fort mirë, ai është Edi Rama.

(Kosova Sot)

18 orë e 58 minuta më parë