Rrudhani: Korrupsioni, ryshfeti dhe zhvatja, disa nga indikatorët e rënies së investimeve të huaja

  • 19 June 2017 - 22:16
Rrudhani: Korrupsioni, ryshfeti dhe zhvatja, disa nga indikatorët e rënies së investimeve të huaja

Analisti Florim Rudhani thotë se nuk duhet çuditur përse kemi një rënie të tillë të investimeve të huaja, ngase janë kriza politike, korrupsioni, ryshfeti e zhvatja, si dhe Gjyqësori joefikas vetëm disa nga indikatorët kryesorë të rënies së investimeve të huaja në vendin tone. Sipas Rudhanit, me një krim të tille në qeverisje si deri tash nuk ka shans që të kemi investitorë të huaj në Kosovë. "Ata që kanë dashur të investojnë në Kosovë pas pavarësisë së saj, investitorët potencialë, kanë pritur se do të ketë një klimë shumë më të mirë, qoftë në krijimin e kushteve për një mjedis më të përshtatshëm, apo kanë pritur një stabilitet më të madh politik. Shih për këtë investitorët janë pala më e ndjeshme dhe që nuhasin më së shumti paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në një vend pra në këtë rast edhe Kosovë", ka thënë ai. Rudhani thekson se ndër indikatorët kryesorë është gjyqësia e brishtë që është krejt e kapu. "Në një të ardhme të afërt po të ketë një qeveri të vendosur që ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, do të mundej shumë lehtë që të përmirësohet gjendja e investimeve të huaja në Kosovë, sepse tek e fundit do të sqarohet qeverisja në Kosovë, përkatësisht pritet se do të sqarohen pozicionet ideologjike, ngase mund të fitojë ndonjë parti e djathtë, që pritet se do t'u japë shanse investitorëve të huaj, duke marrë parasysh politikën e taksave dhe politikat tatimore etj", potencoi ai.

Image

 

(Kosova Sot)