Maloku:Ky tranzicion do t'i kushtojë arkës së shtetit disa qindra miliona euro

  • 22 June 2017 - 22:54
Maloku:Ky tranzicion do t'i kushtojë arkës së shtetit disa qindra miliona euro

Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Ramadan Maloku, tha për gazetën "Kosova Sot" 

se për situatën e tanishme vlen thënia popullore se "Ujku don mjegull". "Kjo, ngase i ligu dhe i pabesi e shfrytëzojnë çdo zbrazëti dhe vakuum institucional për të arritur te qëllimet e veta", u shpreh ai. "Edhe tash kur Kosova gjendet në këtë situatë të amullisë institucionale deri në themelimin e Qeverisë së re, më së tepërmi situata e brishtë po u shkon për shtati bartësve të kontrabandës dhe informalitetit sidomos atyre në Veri të vendit, por edhe në pjesë të tjera të vendit", theksoi Maloku. "Kjo po ndodh, ngase ata janë të lidhur me pushtetarët në tranzicion, dhe së këndejmi ata po përpiqen që ta shfrytëzojnë pranim dorëzimin e pushteteve për të realizuar qëllimet e tyre të pista të kontrabandës dhe evazionit fiskal", vlerëson ai. Maloku thotë se sa më shumë që të zhagitet formimi i qeverisë së re, humbjet në buxhetin e shtetit do të jenë dukshëm më të mëdha. "Ky tranzicion kam frikën se do t'i kushtojë arkës së shtetit disa qindra miliona euro, që pritet të shkojnë në xhepat e atyre bizneseve të pista, që bëjnë evazion fiskal dhe kontrabandë dhe që janë të lidhur me të gjitha garniturat e pushtetarëve", potencoi Maloku.

(Kosova Sot)