Nëna pret me ankth të ardhmen jo të mirë të vajzës së saj të sëmurë

  • 23 June 2017 - 19:46
Nëna pret me ankth të ardhmen jo të mirë të vajzës së saj të sëmurë

Rachael dhe Jonathan, 33, respektivisht 38 vjeç, janë prindër për herë të parë nga Sidnej, të cilët kanë zbuluar se vajza e tyre vuan nga atrofia muskulore spinale (SMA)

Sikur edhe shumë të rinj të tjerë që janë bërë prindër për herë të parë, Rachael dhe Jonathan nuk ia dinin fundin gëzimit pas ardhjes në këtë botë të vajzës së tyre, 14 javë më parë. Rachael, 33 vjeçe, nga Sidnej, thotë se shtatzënësinë e kishte kaluar pa asnjë problem dhe, përkundër faktit se kishte lindur me prerje cezariane, vajza e vogël, Mackenzie Karen, ishte tepër e bukur, duke gëzuar kështu shumë prindërit e saj. Por, idili nuk zgjati shumë. Vetëm dhjetë javë më pas, bebja Mackenzie u diagnostikua me Atrofi spinale muskulore (SMA) të tipit 1; që është një çrregullim fatal neuromuskular, gjë që d.m.th. se prindërve iu kanë mbetur vetëm disa javë para se të përshëndeten përfundimisht me vajzën e tyre të vockël, trasmeton gazeta Kosova Sot

Bëhet fjalë për një sëmundje gjenetike

Kur policja federale australiane, Rachael, lindi vajzën e saj Mackenzie, ajo thotë se i dukej se kishte arritur në qiell nga gëzimi. 'Mackenzie ishte e përkryer. Kishte dy sy të mëdhenj, të kaltër dhe një personalitet shumë të dashur. Pasi vajza kishte filluar të mos thithte me aq fuqi, sikur më parë, Rachel vendos ta çojë atë te një konsultues i të ushqyerit me gji. Ajo konsultuese i kishte thënë ta çonte vajzën te mjeku, meqë ishte paksa 'e lëshuar' (jo e fortë) për dhjetë muajt që i kishte. Dy ditë më vonë, meqë ky ishte termini më i afërt që arritën ta caktonin te pediatri, prindërit morën lajmin e hidhur se vajza e tyre, Mackenzie, vuan nga Atrofia spinale muskulore e tipit 1. Bëhet fjalë për një sëmundje gjenetike, pa ilaç, e cila dobëson gradualisht muskujt e trupit, derisa, në fund, vajza nuk do të jetë në gjendje që të marrë frymë më. Prindërit e saj, përkundër kësaj diagnoze fatale, janë duke u munduar që vajzës së vogël t'ia japin tërë dashurinë e mundshme prindërore. 

(Kosova Sot)