Peripecitë e një 17 -vjeçeje, me kancer të pashërueshëm të këmbës

  • 23 June 2017 - 20:24
Peripecitë e një 17 -vjeçeje, me kancer të pashërueshëm të këmbës

Rebecca Cooper, 17 vjeçe, i kishte vetëm 14 kur ishte diagnostikuar me kancer 

Një vajzë 17-vjeçare, së cilës kishte filluar t'i dhembte njëra këmbë, mori vesh se vuante nga një kancer i pashërueshëm. 

Lajmi i keq Tri vjet më parë, Rebecca Cooper, nga Australia (NSW), ishte thjesht një vajzë, e cila shkonte në shkollë dhe shijonte vitet e adoleshencës. Por, pasi filloi të përjetonte dhembje në pulpin e këmbës së djathtë, sidomos kur ecte shumë, ajo shkoi te mjeku, për ta marrë një lajm tepër të keq. "Shkova në spital dhe mjekët, pasi më bënë shumë analiza, më thanë se mund të vuaja nga kanceri", tregon ajo. Më pas u konfirmua lajmi i zi, se Rebecca vuante nga një formë e rrallë e kancerit, e quajtur rhabdomyosarcoma - e cila prek muskujt në indin lidhor. "Kalova një vit të tërë të trajtimit intensiv dhe mbajtës, e më pas një muaj para se ta mbaroja trajtimin mbajtës, sëmundja m'u kthye përsëri", vazhdon Rebecca tregimin e saj rrëqethës. Gjatë kohës së trajtimit Rebecca ishte ballafaquar me rënie të flokëve, me nauze, rënie të konsiderueshme në peshë dhe dëmtim të sistemit imunitar, gjë që kishte ndikuar që ajo të rrinte në spital për 12 muaj. Edhe pse në fillim trajtimi ishte dukur efikas, tani mjekët i kanë thënë asaj se kanceri ka arritur etapën e katërt dhe se nuk ka më shpresë për të, trasmeton gazeta Kosova Sot

Mbledhja e fondeve për fëmijët

Instituti i kancerit të fëmijëve ka ndihmuar në organizimin e një grimi për Rebecca-n, me qëllim të sjelljes së pak ngjyre në jetën e saj. Në foto shihet adoleshentja duke buzëqeshur, me një grim të mirë. 'Grimi ishte argëtues dhe ishte bërë me qëllim që t'i bëja disa fotografi të mira'. Rebecca tani është duke mbështetur një kampanjë, e cila mundohet që të mbledhë fonde për fëmijët, që të marrin pjesë në programin "Zero Childhood kancer", një iniciativë të përbashkët midis Institutit të kancerit të fëmijëve dhe Spitalit të fëmijëve në Sidnej. Me këtë shpresohet që të krijohet programi i parë i personalizuar mjekë- sor për fëmijët me rrezik të lartë nga kanceri. 

(Kosova Sot)