Baraliu:Kemi gjyqësi selektive!

  • 23 June 2017 - 22:48
Baraliu:Kemi gjyqësi selektive!

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka ritheksuar atë që është thënë dhe evidentuar vazhdimisht nga shoqëria civile dhe nga opinioni publik përgjithësisht, por edhe nga bota akademike që thjesht fatkeqësisht pas kaq vitesh liri dhe pavarësi shoqëria kosovare nuk ka arritur ende që të krijojë institucione të pavarura dhe jo vetëm kaq, por as të konsoliduara plotësisht. "Pra, të gjitha këto tregojnë që në fakt ne kemi ende stagnacion apo moskonsolidim të jetës dhe veprimtarive institucionale, rrjedhimisht edhe gjyqësi selektive që do të thotë jo për të gjithë njerëzit dhe të gjithë eksponentë të caktuar, pra për të gjithë qytetarët të ketë trajtim të njëjtë dhe të ketë një ambient të njëjtë të trajtimit të gjitha çështjeve që mund të jenë në procedura të caktuara gjyqësore, por edhe tek organet e ndjekjes dhe ato të hetimit dhe kështu me radhë", u shpreh ai."Prandaj, marrë në tërësi ka nevojë gjithsesi imediate, madje dhe urgjente, që qeveria e re që do të pasojë pas një kohe, cilado qoftë ajo, të merret seriozisht me konsolidimin e institucioneve të shtetit, me ndryshimin në radhë të parë të legjislacionit, me barazimin gjegjësisht stabilizimin e marrëdhënieve në mes të tri pushteteve dhe vetësimin edhe më të plotë të tyre që secila shtyllë e pushtetit të ketë pra vetësinë e vet kushtetuese dhe institucionale në mënyrë që të ketë efikasitet, të ketë drejtësi dhe barazi të qytetarëve para ligjit", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" profesori universitar, Mazllum Baraliu. 

(Kosova Sot)