Besimtarët po vazhdojnë të sigurt lutjet në Xhaminë e Madhe të Mekës

  • 23 June 2017 - 23:08
Besimtarët po vazhdojnë të sigurt lutjet në Xhaminë e Madhe të Mekës

Besimtarët myslimanë po vazhdojnë lutjet e tyre sigurt në Xhaminë e Madhe në Mekë, pasi forcat e sigurisë së Arabisë Saudite parandaluan një sulm terrorist në këtë zonë, raporton televizioni shtetëror Al-Ekhabariya dhe Al Arabiya.

Xhamia e Madhe është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon vendin e shenjtë islam, Qaben, në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite.

Myslimanët gjatë muajit të Ramazanit performojnë lutje të veçanta të njohura si Taravi në mbrëmje pas iftarit.

Forcat Saudite të Sigurisë kanë parandaluar një sulm në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës të premten, raporton televizioni shtetëror Al-Ekhabariya dhe Al Arabiya.

(Kosova Sot)