Truproja e Mijallkovit dhunon një grua në prani të policëve - Lajme - Kosova Sot
Truproja e Mijallkovit dhunon njė grua nė prani tė policėve

Truproja e Mijallkovit dhunon njė grua nė prani tė policėve

Truprojat e ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gruaje edhe atë në prezencë të forcave policore, ka ndodhur fundjavën e kaluar, para stacionit policor Karposh.

Sipas dëshmitarëve, truproja e Mijallkov ka sulmuar gruan me grushta në kokë. Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka thirrur emergjencën e spitalit. E gjithë ngjarja ka ndodhur para stacioni policor në Karposh, sepse sipas njohurive, gruaja ka ardhur në këtë stacion policor me qëllim të paraqesë se paraprakisht ishte keqtrajtuar fizikisht nga i njëjti person.

Por ai erdhi pas saj dhe e ka sulmuar para policëve të pranishëm.MPB ka konfirmuar se truproja personale e Mijallkovit nga radhët e Ministrisë së Brendshme është pezulluar dhe për detaje të tjera nuk kumtojnë deri sa të përfundojë i gjithë hetimi.

(Kosova Sot)

13 orë e 55 minuta më parë