Krahu i UÇK-së në BDI, presion Zaevit për ligjin e gjuhës shqipe - Lajme - Kosova Sot
Krahu i UĒK-sė nė BDI, presion Zaevit pėr ligjin e gjuhės shqipe

Krahu i UĒK-sė nė BDI, presion Zaevit pėr ligjin e gjuhės shqipe

Krahu i ish-UÇK-së nga radhët e BDI-së në Qeverinë e re të Maqedonisë është shprehur se ligji i ri për gjuhën shqipe duhet të miratohet brenda 100 ditëve.

Në të kundërt kjo parti del nga qeveria e drejtuar nga Zaev.

“Ne jemi të vendosur që të mos ketë lëshime dhe taktizime. Nëse Ali Ahmeti tenton të bëjë sërish lëshime, atëherë humbja do të jetë e thellë. Qëndrimi ynë është në një linjë me atë që e theksoi Hazbi Lika dhe nuk ka pse të tërhiqemi, kur dihet se ne jemi shtylla për mbajtjen gjallë të kësaj qeverie”, theksoi për INA, zyrtari i lartë i BDI.

Ai pranon se ka zëra brenda partisë së tyre që pajtohen që ligji të miratohet pas zgjedhjeve, ashtu siç e kërkon kryeministri Zaev. Zëvendëskryeministri Lika ka bërë të qartë se ligji do të miratohet brenda 100 ditëve dhe procedurat do të kalojnë në Qeveri dhe më pas në Kuvend. “Së shpejti ky propozim-ligj do të miratohet në Qeveri, për të cilin janë marrë vesh partnerët.Është çështje ditësh procedurës.”, theksoi Lika.

(Kosova Sot)

13 orë e 46 minuta më parë