Rëndohet situata në Jemen si pasojë e epidemisë së kolerës

  • 17 July 2017 - 22:15
Rëndohet situata në Jemen si pasojë e epidemisë së kolerës

Jemeni është pranë shpalljes së gjendjes së alarmit për shkak të epidemisë së kolerës e cila regjistron 1700 viktima që nga muaji prill dhe 300 mijë raste të reja infektimi.

Rëndohet edhe më shumë epidemia e kolerës në Jemen.

Autoritetet vendore kanë pastruar rrugët si dhe kanë hequr mbeturinat, dhe larguar shitësit ambulantë për të evituar përkeqësimin e situatës.

Sipas kryqit të kuq ndërkombëtar janë 300 mijë rastet e reja të infektimit. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë 41 për qind e këtyre rasteve janë fëmijë.

Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara që nga muaji prill numri i viktimave të kësaj sëmundjeje është të paktën 1.700.

Një situatë dramatike në një vend që përveç epidemisë së kolerës duhet të përballet dhe me luftën. Sipas organizatës jo qeveritare Oksafam, plani për emergjencën shëndetësore në vend, financohet vetëm deri në 33.8 për qind të kostos.

Një krizë e lënë në harresë, në një moment kur doktorët dhe personeli mjekësor nuk paguhen prej muajsh.

Sëmundja përhapet nëpërmjet ujit të ndotur, dhe shërbimet shëndetësore higjenike mbeten prioritet

 (Kosova Sot)