LVV E KËRCËNON ME JETË RESHAT SAHITAJN

  • 18 July 2017 - 10:37
LVV E KËRCËNON ME JETË RESHAT SAHITAJN

Just Cavalli Bugatti ti qift albin kurti me ren ne shpi qka i ke se me te zan diku ne prishtin pa ta qi robt nuk e lo..ti nuk mundesh me qen kaliber i albin kurtit ta qifsha

Image

 

Analisti poltik Reshat Sahitaj, dje në faqën e tij në FB, është kërcënuar më jetë nga militantët e VV. Arsyeja e këtij kërcënimi është shkrimi më titull « Albin Kurti, manipulator i madh » i shkruar nga Reshat Sahitaj dje të hënën më 17 korrik 2017, në të përditshmën « Kosova Sot ». Përmbajtja e këtij shkrimi nuk e cenon LVV dhe asnjë përsonalitet të kësaj Lëvizjeje, por shkrimi është i ilustruar më faksimile të kohës kur është ftuar Albin Kurti në Bruksel nga Reshat Sahtaj dhe ekipi i tij , për sensibilizimin e dramës kosovare  në institucionët ndërkombëtare, si dhe përshkruhët veprimtaria për lobimin kundër arrestimit të Albin Kurtit dhe lirimin e tij nga burgu i Serbisë, e që poashtu ilustrohët më dokumente dërguar personalitetëve të huaja  më ç’rast çeshtj e arrestimit të Albin Kurti ishte diskutim në OKB duke iu falenderuar Kryetarës së Senatit belg zonjës Anne Marie – Lizin.

Duke e pasur parasysh së Albin Kurti e kishte dërguar babin e tij Zaimin të kërkonte takim për djalin e tij Albinin që të bënte një fotografi më simbolin e rezistencës kombëtare ADEM Demaçin duke i thënë se djalin ta kam dhënë gjatë luftës andaj ti duhët ta përkrahish në zgjedhjet e 11qershorit 2017. Nga ky kontekst Reshat Sahitaj, i shtron pyetje Albin Kurtit, se nëse ai paska të drejt të kërkojë dëmëshpërblim për punën e tij në zyrën e UCK-së, edhe unë kam të drejt t’i kërkoj Albinit një post si këshilltar e madje pa rrogë, për veprimtarinë e bërë në Bruksel lidhur më intervenimët që janë bërë për lirimin e Albinit nga burgu.

Kërcënimi i militantëve të VV, ka karakter fashist, i shkruar më një gjuhë dhe stil barbar që është i ngjashëm më gjuhën dhe stilin e Fisnik Ismailit dhe të Dardan Molliqajt, që ky i fundit edhe kohë më parë kishte deklaruar se kur të vjen LVV në pushtet do t’i ngrehin zhagaz gazetarët të cilët shkruajnë  realitetin objektiv mbi aktët vandaliste të VV.

Albin Kurti ndoshta mundët të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, por mënyra e veprimtarisë së ekipit të tij që përmes militantëve t’i kërcënoj gazetarët, analistët, shkrimtarët dhe intelktualët e Kosovës, është shenjë e fillimit të instalimit të një sistemi totalitar dhe ngulfatjës së shprehjës së lirë.

Kërkoj urgjentisht,  sa fjalët nuk kanë kalaur në akte, që Albin Kurti përsonalisht si dhe kryesia e VV të distancohën nga këto kërcënime, shantazhe dhe ngulfatje të shprehjës së lirë.

Nëse Albin Kurti dhe Lëvizja e tij janë ngritur më gjakun e derdhur kotë të katër militantëve, unë Reshat Sahitaj karrierën time intelektuale e kam krijuar duke iu falenderuar punës sime atdhetare duke filluar më : Sefo Bejta Krasniqin ;Jusuf Gërvallën, Teki Dervishin, Zija Shemsiun, Vehbi Ibrahimin dhe Enver Hadrin.

Ia tërheki vërjetjën LVV dhe posaçërisht Albin Kurtit, që t’i ndalojë urgjentisht langojtë e tij frikacakë që vëtëm kur janë grumbull lehin e kur janë vetë e fusin bishtin ndër këmbë. 

 

KOMUNIKATË PËR MEDIE  

  PRISHTINË, MË 18 korrik 2017 

(Kosova Sot)