Adem Demaçi thërret për marshim protestues kundër heshtjes së Albin Kurtit dhe VV

  • 20 July 2017 - 13:48
Adem Demaçi thërret për marshim protestues kundër heshtjes së Albin Kurtit  dhe VV

ADEM DEMACI NË PËRKRAHJE TË Publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Reshat Sahitaj.

Pak ditë më parë Reshat Sahitaj ishte kërcënuar me jetë nga militantët e LVV, për shkrimin e tij të botuar në gazeten e perditshme  “Kosova sot” të dates  17 korrik 2017.

Pas komunikatës për medie të shkruar nga Reshat Sahitaj të dates 18 korrik 2017,  në të cilën autori I komunikatës  kërkon  që Albin Kurti dhe LVV të distancohen nga kërcënimet, shantazhet dhe provokimeve tjera të ndryshme, Albin Kurti dhe LVV nuk e kanë pare të arsyeshme që të distancohen nga kërcënimi i militantit të tyre , duke e mbyllur telefonin për të vazhduar heshtjën e tyre edhe më tutje.  

LVV dhe Albin Kurti për interese të tyre reagojnë shpejt për t’u disctancuar nga deklarata e Sadri Ramabajës, gjejnë kohë për ta përkrahur fjalorin e pistë të Fisnik Ismailit, e madje e publikojnë në të gjitha mediet elektronike dhe të shkruara , por nuk gjejnë kohë të distancohen nga kërcënimi më jetë që iu është bërë veprimtarit e shkrimtarit  Reshat Sahitaj.

Heshtja e Albin Kurtit dhe kryesisë së VV, është shenjë se ata pajtohen me militantin e tyre për të kryer akte vandaliste e në këtë rast akte të vrasjeve fizike.

Pas leximit të kërcënimit me shkrim që iu është bërë Reshat Sahitajt, Nderi I Kombit dhe simboli I rezistencës sonë kombëtare ADEM Demaçi ka vendosur që të protestojë bashkë me Reshat  Sahitajn kundër heshtjës së Albin Kurtit dhe LVV.

Adem Demaçi mbrëmë dhe sot (e enjte) u shpreh me këto fjalë:  “ Nëse Albini permes militantëve të tij ka vendosur të vrajë shqiptarë ta bëni publike,  se neser e premte në orën 9:30 minuta le të dalin para Kuvendit në Sheshin  “Nënë Tereza “ e t’i vrasin dy shqiptarë: Adem Demaçin dhe Reshat Sahitajn”.

P.S: Habitemi se si mediet u morën me spermën e Fisnik Ismailit, e nuk shkruajnë për kërcënim më jetë që i bëhët një publicisti dhe veprimtari të çeshtjes kombëtare.

Shpresoj në mirëkuptim dhe solidaritet të gazetarëve dhe redaktorëve !

(Kosova Sot)