Rama nis mëngjesin me foto nga Kalaja e Rozafës, qytetari: Aty mbrëmë plasi kallashi

  • 25 July 2017 - 09:55
Rama nis mëngjesin me foto nga Kalaja e Rozafës, qytetari: Aty mbrëmë plasi kallashi

Kryeministri, Edi Rama ka zgjedhur një foto nga Kalaja e Rozafës për të përshëndetur gjithë ndjekësit në Facebook për mëngjesin e sotëm.

Por këtë status qytetarët e kanë shfrytëzuar për të shprehur shqetësimet që kanë, ku jo më larg se dje banorët e Shkodrës janë hasur me të shtëna armësh duke u ndierë kështu të pasigurt për jetën.

Komentuesi: Sa bukur.. E a di ti zotni Kryminister se mram nga ora 12 e nats kam kersite breshrite e kallashit si ne 97 aty afer kalase .. Aq shum sa kena pas frik me nejt n shpite tona .. A e din ti kete. 

(Kosova Sot)