Publikohen pamjet që tregojnë momentin e vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani (Video,+18)

  • 25 July 2017 - 10:37
Publikohen pamjet që tregojnë momentin e vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani (Video,+18)

Ushtria e Jordanisë ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat shihet momenti i të shtënave nga të cilat një ushtar jordanez vrau tre trajnerë ushtarakë amerikanë në një bazë ajrore të mbretërisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja videoja u ishte treguar më parë familjeve të Beretave të Gjelbra të Ushtrisë Amerikane por nuk u bë publike deri dje.

Ushtarët u vranë më 4 nëntor kur konvojin e tyre u vu nën zjarr në hyrje të bazës së al-Jafr në jug të Jordanisë.

Një gjykatë ushtarake jordaneze e dënoi ushtarin, Marik al-Tuwayha, me burgim të përjetshëm me punë të rëndë javën e kaluar.

I pandehuri kishte thënë se ai hapi zjarr sepse kishte frikë se baza po rrezikohej nga një sulm dhe se ai kishte vepruar në përputhje me rregullat për hapje të zjarrit.

Ushtria e Jordanisë tha në një deklaratë të hënën se ushtari kishte vepruar kundër urdhrave dhe udhëzimeve ushtarake dhe nuk kishte vepruar në vetëmbrojtje.

(Kosova Sot)