Nis regjistrimi i deputetëve

  • 26 July 2017 - 10:19
Nis regjistrimi i deputetëve

Ka nisur regjistrimi i 120 deputetëve të zgjedhur të Legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës.

Sekretariati i institucionit më të lartë legjislativ në vend ka nisur përgatitjet për regjistrimin e deputetëve.

Kryesia e vjetër e Kuvendit dje ka vendosur që datat 26, 27, 28 korrik të rezervohen për regjistrimin e deputetëve. 

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Aida Durguti, ka bërë të ditur se 32 deputetët e këtij subjekti do të ulen në vendin që në legjislaturën e kaluar kanë qenë të ulur deputetët e LDK-së.

Gati për seancën konstituive, e cila do të mbahet më 3 gusht, është edhe salla qendrore e mbledhjeve të kuvendarëve.

(Kosova Sot)