Erdogan: Izraeli vazhdon sulmet në Jerusalem sepse është inkurajuar nga dobësimi i muslimanëve

  • 26 July 2017 - 17:35
Erdogan: Izraeli vazhdon sulmet në Jerusalem sepse është inkurajuar nga dobësimi i muslimanëve

"Në palcën e civilizimit islam janë vëllazëria dhe solidariteti si tullat nga të cilat ndërtohet muri", tha presidenti Erdoğan.

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se është shumë e dhimbshme ajo se bota islame sot më shumë përflitet për ndarje se për bashkim, më shumë për konflikte se për paqe, duke shtuar se luftërat civile, grindjet vëllavrasëse dhe politika e nënshtrimit për çdo ditë gjithnjë e më shumë i ndan njerëzit dhe botën islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Pallatin Presidencial në Ankara sot ështeë mbajtur Tubimi për formimin e fushës së arsimit të lartë në botën islame, ndërsa në fjalimin hyrës para të pranishmëve presidenti turk Erdoğan rikutjoi thënien se e vërteta lind gjatë përplasjes së ideve, duke shtuar se universitetet dhe bashkësia akademike janë vendet ku ajo ndodh.

Duke falënduar kreun e Këshillit turk për arsim të lartë Yekti Sarac për organizimin e suksesshëm të konferencës së sotme, Erdoğan u shpreh se debati për problemet e këtij sektori do të hap dyer të reja të bashkëpunimit në pjesën e botës që kultivon civilizim të njëjtë.

"Në palcën e civilizimit islam janë vëllazëria dhe solidariteti si tullat nga të cilat ndërtohet muri. Nga ky aspekt në procesin e afrimit tonë të ndërsjellë dallimet politike, meth'hebike dhe etnike janë pasuria jonë më e madhe dhe shansi ynë më i madh, dhe asnjëherë arsye për problem", tha Erdoğan.

Duke theksuar se muslimanët janë vëllezër në fe dhe nuk guxojnë të lejojnë që kufijtë të jenë vija dalluese, Erdoğan tha se është pikëlluese ajo se tre vende të Gjirit momentalisht gjenden në krizë të tillë.

Presidenti Erdoğan tha se të gjitha problemet mund të tejkalohen me dialog, ndërsa është e papranueshme që dikush nga vëllezërit të lihet në një qosh.

"Më shumë se kurrë botës muslimane i nevojitet solidaritet dhe vëllazëri. Aktualisht grumbullimin para nesh e shoh si themel të gjendjes së tillë, por ajo doemos duhet të ketë konstantën e vet", tha Erdoğan dhe shtoi shumë shembuj jologjik si Siria dhe Iraku në të cilat muslimanët vrasin muslimanë edhe atë përmes britmave për unitetit të Zotit.

Duke theksuar se Jerusalemi është simbol i paqes dhe ai mbron karakterin e islamit, Erdoğan tha se Izraeli për çdo ditë vendos masa dhe sulme të reja ndaj Jerusalemit dhe Islamit, dhe se kjo e bën të inkurajuar nga dobësia aktuale dhe fragmentimit të muslimanëve

"Hapi i autoriteteve izraelite për heqjen e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës që ofendonte muslimanët, është një hap në drejtim të duhur, por jo edhe i mjaftueshëm", porositi Erdoğan.

(Kosova Sot)