Izraeli i kundërpërgjigjet Turqisë: Kanë kaluar kohërat e Perandorisë Osmane

  • 26 July 2017 - 18:05
Izraeli i kundërpërgjigjet Turqisë: Kanë kaluar kohërat e Perandorisë Osmane

Ministria e Jashtme e Izraelit i është kundërpërgjigjur ashpër kritikave të Turqisë për masat e saj të sigurisë në një vend të shenjtë e kontestuar në Jerusalem.

Deklaratat e ministrisë izraelite janë më të fundit në luftën e intensifikuar të fjalëve mes dy ish-shteteve aleate.

“Është absurde se si qeveria turke – e cila e okupon Qipron Veriore, brutalisht e shtyp pakicën kurde dhe i burgos gazetarët – po i jep mësim Izraelit, demokracisë së vetme të vërtetë në rajon,” ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Emmanuel Nahshon.

Ai ka shtuar: “Ditët e Perandorisë Osmane kanë kaluar.”

Deklaratat e ministrisë izraelite vijnë pasi Turqia e akuzoi Izraelin se po bën deklarata arrogante duke i quajtur të pabaza, iluzion dhe të shtrembëruar kritikat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për masat e sigurisë të Izraelit në vendin e shenjtë në Jerusalem.

(Kosova Sot)