Konsiderohet i RREZIKSHEM! Në këtë lumë në Shqipëri mos tentoni të laheni

  • 26 July 2017 - 18:09
Konsiderohet i RREZIKSHEM! Në këtë lumë në Shqipëri mos tentoni të laheni

Rrjedha e lumit Drino që përfaqëson edhe pellgun e dytë më të madh ujor në Jug pas Vjosës, sipas Inspektoratit Rajonal të Mjedisit, është në disa segmente e pakëshillueshme të përdoret për t’u larë apo për peshkim.

Me rënien e nivelit të ujit prej thatësirës së kësaj vere dhe rritjen e pranisë së ndotjes organike dhe plastike ky pellg konsiderohet i rrezikshëm. Pikat më kritike gjenden pranë qytetit të Gjirokastrës,në rrjedhën përballë Lazaratit, në Virua, dhe pranë urës së Leklit.

Asnjë prej 7 bashkive  në qarkun e Gjirokastrës nuk disponon leje mjedisore për 

vendgrumbullimet e mbetjeve urbane. Shumë prej njësive administrative të vendosura pranë rrjedhës së dy lumenjve derdhin mbetjet e tyre urbane në lumë përfshi këtu edhe bizneset e vendosura përgjatë rrugës nacionale, shkruan Top Channel.

20 ish njësi vendore në qarkun e Gjirokastrës janë gjobitur 2 vjet më parë për shkallën e lartë të ndotjes në tokë e sidomos në ujë. Shumë prej njësive i kanë të vendosura sheshgrumbullimet e mbeturinave shumë pranë rrjedhave ujore dhe vetëm reshjet mjaftojnë për t’i çuar ato në lumë.

Nga ana tjetër biologët vlerësojnë se lundërza një prej specieve lumore që shërben si indikator i ndotjes thuajse është zhdukur ndërsa edhe llojet e peshqve të ujërave të pastra janë rralluar.

(Kosova Sot)