Hashash në fshatrat e Shkodrës, shpallen në kërkim dy persona
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy shtetas si autor të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në bazë të informacioneve policore, dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsejt 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në lagjen Likaj fshati Bruçaj, në vendin e quajtur "Poshtë shkëmbit të majës Mgullës", Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsejt 108 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa fidanë.
Për këto raste u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
F. Sh. 29 vjeç, banues në fshatin Kir Shkodër,
R. K. 59 vjeç, banues në fshatin Bruçaj Shkodër,
Materialet hetimore iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
(Kosova Sot)