< &#8203;Merkel: Objektivi ynë, punësim i plotë deri në 2025 - Lajme - Kosova Sot
​Merkel: Objektivi ynė, punėsim i plotė deri nė 2025

​Merkel: Objektivi ynė, punėsim i plotė deri nė 2025

Angela Merkel u shpreh sot se Gjermania është në gjendje të arrinte një nivel të plotë punësimi deri në 2025, që është një objektiv kyç i kancelares gjermane.

“Ne kemi përcaktuar punësim të plotë deri në 2025, e shprehur ndryshe një shkallë papunësie nën 3 për qind, dhe kam bindjen se mund të arrihet”, pohoi liderja kristian-demokrate gjatë fjalimit të parë të fushatës në Dortmund.

Kjo pikë citohet në programin ekonomik të Bashkimit konservator CDU-CSU e shfaqur në planin paraprak në fillim të korrikut. Kancelarja theksoi se për të përmbushur një punësim të plotë, përpjekjet do të përqendrohen në mbështetjen e të papunëve afatgjata.

Në një vend qëduhet të përballet me një fluks të pensionistëve në sfondin e popullsisë në plakje, ofrimi i një vendi punë i thuajse pjesës dërrmuese të popullsisë vitale gjermane perceptohet nga Merkel si ”mundësia” në këndvështrimin për të mos ulur për një periudhë të pacaktuar nivelin e pensioneve tek pensionistët në të njëjtën kohë që kontributet shoqërore duhet të rriten.

 (Kosova Sot)

11 orë e 20 minuta më parë