< Kështu është parashikuar të jetë motit për pesë ditët e ardhshme! - Lajme - Kosova Sot
Kėshtu ėshtė parashikuar tė jetė motit pėr pesė ditėt e ardhshme!

Kėshtu ėshtė parashikuar tė jetė motit pėr pesė ditėt e ardhshme!

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme, mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot)

12 orë e 20 minuta më parë