SHBA thotë se në Afganistan është vrarë lideri i ISIS-it

  • 13 August 2017 - 16:30
SHBA thotë se në Afganistan është vrarë lideri i ISIS-it

Shtetet e Bashkuara thonë se një lider lokal i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe disa komandantë të tij, janë vrarë nga një sulm ajror amerikan.

Nga sulmi para tri ditësh është vrarë, Abdul Rahman, i identifikuar nga ushtria amerikane si shef provincial i Shtetit Islamik në Irak dhe në Khorasan të Sirisë, theksohet në kumtesën e sotme të komandës ushtarake amerikane në Kabul të Afganistanit.

Tre pjesëtarë të njohur të degës ISIS-K janë në mesin e të vrarëve në sulmin në luginën Peç, në provincën lindore, Kunar.

“Vrasja e Abdul Rahmanit paraqet edhe një tjetër goditje për lidershipin e lartë të grupit ISIS-K”, tha gjenerali amerikan, John Nicholson, që është komandant ushtarak amerikan në Afganistan.

(Kosova Sot)